Liverpool gjen te rivalët zëvendësuesin e Van Dijk, gati oferta 90 milionë euro

Virgil van Dijk me shumë mundësi po luan sezonin e fundit me Liverpool, pasi holandezi pritet të largohet në verë, një vit para se t’i skadojë kontrata me klubin e kuq.

Te Liverpool janë vënë që tani në lëvizje për të gjetur një pasues të denjë për Van Dijk dhe një nga emrat që ka fituar shumë terren ditët e fundit është ai qenndërmbrojtësit holandez të Tottenham, Micky van de Ven.

24-vjeçari është kthyer në liderin e mbrojtjes te Tottenham, ku përveç aftësive mbrojtëse, është mjaft i mirë edhe në aftësitë sulmuese dhe aksionet kundërsulmuese.

Largimi i tij nga Tottenham nuk do të jetë aspak i lehtë, megjithatë mediet angleze bëjnë me dije se Liverpool është gati të paguajë plot 90 milionë euro për mbrojtësin holandez. Një emër tjetër që është përmendur shumë si pasuesi i Van Daijk është edhe ai i Alessandro Bastoni-t, por largimi i tij nga Inter duket shumë i vështirë për të ndodhur, ndaj pista e Micky van de Ven duket më e mundshme.

The post Liverpool gjen te rivalët zëvendësuesin e Van Dijk, gati oferta 90 milionë euro appeared first on Telesport.