Sipas informacionit të zbuluar nga “Footmercato.net”, Al-Hilal i ka dërguar një ofertë zyrtare Rennes prej 40 milionë eurosh për sulmuesin e ri, Kader Meite.
18-vjeçari i ardhur nga ekipi i dytë i Rennes, ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë dy asiste me ekipin e parë këtë sezon në Ligue 1 dhe konsiderohet si një nga sulmuesit e rinj më të mirë në qarkullim.
Ndërkohë, klubi i Ligue 1 ende nuk i ka kthyer përgjigje zyrtare Al-Hilal për ofertën e dërguar, por duhet pranuar që është një shifër shumë joshëse. Rennes mund të ndahet në merkaton e janarit me një tjetër talent të sajin, bëhet fjalë për mbrojtësin Jeremy Jacquet, 20 vjeç, për të cilin Chelsea ofron 50 milionë euro.
The post Al-Hilal nuk njeh kufij, 40 milionë euro në tavolinë për yllin e ri të sulmit në Ligue 1 appeared first on Telesport.









