Olise dhe Luis Díaz, shëmbëlltyra e ‘Robbery’: “Iu pëlqen të luajnë së bashku…”

Michael Olise dhe Luis Díaz po krahasohen me legjendat e Bayernit, Robben dhe Ribéry (‘Robbery’), pas largimit të tyre më 2019. Max Eberl, drejtori sportiv bavarez, tha për “Marca”: “Frank dhe Arjen formuan një dyshe shumë speciale, por Michael dhe Luis gjithashtu kanë potencial të lartë. Iu pëlqen të luajnë së bashku dhe janë, sipas mendimit tim, dy anësorë të jashtëzakonshëm”.

Të dy lojtarët janë përfshirë në 55 nga 96 golat e Bayernit këtë sezon (57%), pa përfshirë 16 golat e Botërorit për Klube. Vincent Kompany theksoi: “E kuptoj krahasimin, por ata tanët ende nuk kanë arritur ato gjëra historike. Në disa vite mund t’i tregojmë brezit të ri për golat dhe asistimet e tyre”.

Olise është ekstrem preciz dhe kreativ, ndërsa Luis Díaz mjaft energjik, që nuk ndalet. Sipas “Opta”, Olise ka dhënë 24 asistime në 50 ndeshjet e para në Bundesliga, ndërsa Luis Díaz ka 17 pjesëmarrje në gol në 15 ndeshjet e para, pas Harry Kane. Bashkë, ata formojnë dyshen më produktive në Europë dhe përgatiten ta bëjnë sulmin e Bayernit akoma më të frikshëm me kthimin e Musiala.

The post Olise dhe Luis Díaz, shëmbëlltyra e ‘Robbery’: “Iu pëlqen të luajnë së bashku…” appeared first on Telesport.