Trajneri i përfaqësueses angleze, Thomas Tuchel, foli për kriteret që duhet të kenë lojtarët për t’u përzgjedhur në Botërorin 2026. Ai theksoi: “Do të jetë shumë e rëndësishme të mos përzgjedhim vetëm mbi bazën e talentit, por edhe sipas asaj që presim nga një lojtar. Cilat janë aftësitë sociale të tij? A është një shok i mirë skuadre? A mund të japë mbështetje nëse roli i tij është mbështetës? Pra, fokusi është këtu”.
Anglia vjen nga një periudhë me Gareth Southgate, ku arriti vendin e katërt në Botërorin 2018 dhe çerekfinalet më 2022, ndërsa në dy edicionet e fundit të Europianit u ndal në finale. Në kualifikueset e Botërorit 2026, rrugëtimi ka qenë perfekt: 8 fitore në 8 ndeshje dhe asnjë gol i pësuar.
Në fazën finale, Anglia është shortuar në Grupin L me Kroacinë, Ganën dhe Panamanë. Ndeshjet do t’i luajë në Arlington (Texas), Foxborough (Massachusetts) dhe East Rutherford (New Jersey).
The post Tuchel: Jo vetëm talent, duhen edhe aftësi sociale për në kombëtaren angleze appeared first on Telesport.










