Një 18-vjeçar mund të jetë e ardhmja e mbrojtjes së Bayern, kushton 40 mln euro

Bayern po kërkon vazhdimisht talente për të forcuar mbrojtjen në afatgjatë dhe aktualisht po analizon me kujdes tregun e merkatos, në Gjermani dhe jashtë saj.

Në këtë kuadër, sipas revistës gjermane Sport Bild, kampionëve gjermanë u është ofruar Luka Vušković. Mbrojtësi 18-vjeçar është nën kontratë me Tottenham dhe këtë sezon po luan i huazuar te Hamburger SV, ku ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij në Bundesligë.

Vušković ka bërë emër shpejt falë fizikut të fortë, pozicionimit të mirë dhe qetësisë me topin, duke u konsideruar një qendërmbrojtës modern e me potencial të madh. Megjithatë, një transferim i mundshëm te Bayern mund të jetë i ndërlikuar, pasi kroati ka kontratë me Tottenham deri në vitin 2030.

Vlera e tij në Transfermarkt (sajt i specializuar për vlerësimin e lojtarëve) është 40 mln euro.

The post Një 18-vjeçar mund të jetë e ardhmja e mbrojtjes së Bayern, kushton 40 mln euro appeared first on Telesport.