Como bën spektakël në fushë, Maignan dhe Nkunku shpëtojnë Milanin (video)

Në “Giuseppe Sinigaglia”, Como po përballet me Milanin, në sfidën e vlefshme për javën e 20-të në Serie A. Como e drejtuar nga Cesc Fabregas gjeti avantazhin që në minutën e 9-të.

Pas një skeme të nisur nga goditja e këndit dhe më pas nga harkimi në zonë i Martin Baturina, ishte mbrojtësi gjerman Marc Oliver Kempf, që kërcoi mbi mbrojtësit e Milanit dhe dërgoi topin në rrjetën e Mike Maignan.

Në minutën e 24-të, Como pati një rast shumë të mirë për të dyfishuar shifrat me Nico Paz, por Mike Maignan reagon në momentin dhe mënyrën e duhur. Në minutën e 40-të, Como i afrohet sërish golit të dytë. Goditje me kokë nga Da Cunha, por Maignan bën një super pritje.

Në fund të pjesës së parë, Milan barazon shifrat me Christopher Nkunku, nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli në zonë nga Marc Oliver Kempf. Pjesa e parë mbyllet 1-1.

SHIKOGOLAT

The post Como bën spektakël në fushë, Maignan dhe Nkunku shpëtojnë Milanin (video) appeared first on Telesport.