E BUJSHME NGA SPANJA: Luis Enrique kandidat për të marrë drejtimin e Real Madridit? Zbulohet prapaskena e fundit…

“Fichajes” ka raportuar gjatë ditës së sotme një lajm vërtet të bujshëm, sipas të cilit Luis Enrique mund të jetë trajneri i ri i Real Madridit, duke nisur nga vera e ardhshme.

Edhe spe Real Madrid emëroi pak ditë më aprë Alvaro Arbeloa si pasuesin e Xabi Alonso-s, ish-mbrojtës është trajner i përkohshëm dhe pritet të qëndrojë deri në fund të sezonit. Deri tani janë përmendur disa emra si kandidatë të mundshëm për të marrë drejtimin e “Los Blancos” dhe një nga këta emra më interesant dhe më i bujshëm është padyshim ai i Luis Enrique.

Spanjolli pasi ka fituar gjithçka të mundshme me PSG-në, mund të jetë pro për një aventurë të re. Kontrata e tij me klubin parizien skadon në vitin 2027, por largimi mund të vijë që këtë verë në rast se konfirmohen zërat e fundit që e lidhin me Real Madrid.

Rikthimi i Luis Enrique në La Liga do të ishte një rikthim i jashtëzakonshëm, aty ku më parë fitoi gjithçka me Barcelonën. Sigurisht që për tifozët katalanas do të ishte një “tradhti” nga ana e Luis Enrique nëse do të merrte drejtimin e Real Madridit, por në futboll gjithçka mund të ndodhë…

The post E BUJSHME NGA SPANJA: Luis Enrique kandidat për të marrë drejtimin e Real Madridit? Zbulohet prapaskena e fundit… appeared first on Telesport.