Pavarësisht largimit të Xabi Alonso, me të cilin nuk pati aspak marrëdhënie të mirë që nga dita e parë, Vinicius Junior vazhdon të mos rinovojë me Real Madridin dhe drejtuesit e klubit madrilen duken gjithnjë e më të bindur për shitjen e tij gjatë verës së ardhshme.
“Defensa Central” zbulon se Real Madrid ka piketuar zëvendësuesin e mundshëm të Vinicius Junior në rast largimi në verë dhe bëhet fjalë për një tjetër lojtar brazilian, por sigurisht jo aq i famshëm dhe “yll” sa sulmuesi anësor i “Los Blancos”. Zgjedhja e Real Madridit është Gabriel Martineli, anësori i Arsenal i cili është në situatë të ngjashme me Vinicius Junior, pasi i skadon kontrata në vitin 2027 dhe deri tani nuk ka ardhur runovimin me londinezët.
Megjithatë, Gabriel Martinelli nuk është një lojtar i të njëjtit kalibër si Vinicius Junior, i cili në formën e tij më të mirë, pothuajse fitoi “Topin e Artë”, duke luajtur një rol vendimtar në dy tituj të Ligës së Kampionëve për Real Madridin, ndërsa Gabriel Martinelli mezi arrin të luajë rregullisht tek Arsenal. Klubi madrilen ka piketuar Martinelli-n, si një zgjedhje me kosto të ulët nga të gjitha emrat e mundshëm të përfolur për të zëvendësuar Vinicius Junior.
The post Te Real Madrid lodhen me Vinicius Junior dhe gjejnë zëvendësuesin e brazilianit. Vetëm se nuk është “star”… appeared first on Telesport.










