Emilio Butragueño, president i këshillit drejtues të Real Madridit, prezantoi Álvaro Arbeloa si trajnerin e ri të klubit, por nuk harroi të falënderonte edhe Xabi Alonso, i shkarkuar një ditë më parë. Në sallën e shtypit në “Valdebebas”, Butragueño tha: “I dashur Álvaro, mirë se vjen në shtëpinë tënde. Të gjithë do të të ndihmojmë të realizosh dëshirat e tifozëve tanë. Shpresojmë t’i arrish tani si trajner i ekipit të parë”.
Më pas iu drejtua Xabi Alonsos: “E di që kjo do të jetë gjithmonë shtëpia e tij dhe ka dashurinë e të gjithëve. Është një legjendë e klubit. Vendimi u mor me marrëveshje të përbashkët dhe e falënderojmë për përkushtimin. I urojmë gjithë të mirat për të ardhmen”.
Edhe Arbeloa konfirmoi se ka folur me paraardhësin dhe mikun e tij: “Po, kam folur me Xabi. Të gjithë e dini miqësinë që na lidh dhe sa shumë e vlerësoj, e dua; kjo do të vazhdojë”. Ai shtoi se mezi pret ndeshjen e parë në Kupë, duke theksuar se ka në dorë një skuadër të jashtëzakonshme.
The post Butragueño përshëndet Xabi Alonson: Mbetesh një legjendë e Real Madridit appeared first on Telesport.










