Fehmi Mehmeti zgjidhet Guvernatori i Bankës Qendrore

Kuvendi i Kosovës ka votuar Fehmi Mehmetin për guvernator të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Nga 110 deputetë, për Mehmetin kanë votuar 60 deputetë. Në listën e kandidatëve për guvernator ishin: Fehmi Mehmeti, Shkëndije Himaj, Besnik Bislimi dhe Safet Merovci.

Më datën 11 shtator 2017 –të ,z. Fehmi Mehmeti është emëruar nga Bordi i BQK-së për Ushtrues Detyre të Guvernatorit deri në zgjedhjen e Guvernatorit të ri. Ndërsa më parë z. Fehmi Mehmeti, më datë 1 shtator 2013 është emëruar në pozitën e zëvendësguvernatorit për Mbikëqyrje Financiare, në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.