Ronaldo dhe Al Nassr i tij, në prag të kolapsit. “Finalja” që shpëton sezonin

Al Nassr, lider për pjesën më të madhe të sezonit, deri dy javë më parë, tani luan gjithçka. Pas një barazimi dhe dy humbjeve radhazi, skuadra ka rënë 4 pikë pas Al Hilal dhe sot përballet drejtpërdrejt me të. Një humbje do ta çonte diferencën në 7 pikë, thuajse të parikuperueshme, duke e larguar edhe më shumë titullin e parë të Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite.

Jorge Jesus ka nevojë për versionin më të mirë të CR7. Edhe pse ka shënuar 4 gola në 5 ndeshje, pas Kupës Arabe, portugezi është larg formës optimale. Në sfidën e fundit ndaj Al Qadsiah, skuadra vuajti mungesën e tij, ndërsa João Félix ishte rreziku kryesor ofensiv.

Al Hilal i Simone Inzaghit rikthen Theo Hernández dhe ka një repart sulmues shumë të fortë me Marcos Leonardo, Darwin Núñez, Salem Al Dawsari e Malcom, me Milinkovic-Savic vendimtar. Me disa mungesa për shkak të Kupës së Afrikës, Al Nassr nuk mund të lejojë shkëputje në janar. Për Cristiano, kjo ndeshje është vendimtare; synimi është titulli i parë në nivel klubesh pas 5 vitesh saudite.

The post Ronaldo dhe Al Nassr i tij, në prag të kolapsit. “Finalja” që shpëton sezonin appeared first on Telesport.