“Revolucioni” i Manchester City. Afro 500 milionë shpenzime në 12 muaj, pa asnjë trofe

Gjatë 12 muajve të fundit, Manchester City ka nisur një “revolucion” të vërtetë të skuadrës. Pas një fillimi të vështirë të sezonit 2024/25, me vetëm një fitore midis 30 tetorit dhe 21 dhjetorit, klubi i udhëhequr nga Khaldoon Al Mubarak vendosi të investojë masivisht për të rinovuar një organikë që, megjithëse kishte fituar gjithçka më parë, dukej e lodhur dhe e pamjaftueshme për të konkurruar në disa fronte.

Merkatoja e janarit 2025 shënoi nisjen e transformimit: 218 milionë euro për lojtarë si Omar Marmoush (Eintracht Frankfurt), Abdukodir Khusanov (Lens), Nico Gonzalez (Porto) dhe Vitor Reis (Palmeiras). Pep Guardiola, që shpesh ankohej për organikë të reduktuar, mundi ta ndryshojë rrjedhën dhe t’i japë energji të re sezonit.

Vera 2025 solli goditje të tjera: Gianluigi Donnarumma, Rayan Cherki, Tijjani Reijnders, James Trafford dhe talenti i ri, Sverre Nypan, forcuan zonat e ndryshme të fushës. Më 2026, merkatoja dimërore solli Antoine Semenyo nga Bournemouth për 73.7 milionë euro, pak mbi klauzolën e tij. Me këtë blerje, shuma totale e shpenzuar afrohet në 500 milionë euro, duke treguar ambicien e “Citizens” për t’u rikthyer protagonistë në Premier League dhe Champions League.

Shumat e blerjeve:
Janar 2025 – 218 milionë euro
Abdukodir Khusanov (Lens) – 40 mln €
Vitor Reis (Palmeiras) – 37 mln €
Omar Marmoush (Eintracht Frankfurt) – 75 mln €
Nico Gonzalez (Porto) – 60 mln €
Christian McFarlane (New York City) – çmimi i padeklaruar
Juma Bah (Real Valladolid) – 6 mln €

Verë 2025 – 206.8 milionë euro
Tijjani Reijnders (Milan) – 54,9 mln €
Rayan Ait Nouri (Wolverhampton) – 36,8 mln €
Marcus Bettinelli (Chelsea) – 2,4 mln €
Rayan Cherki (Lyon) – 36,5 mln €
Sverre Nypan (Rosenborg) – 15 mln €
James Trafford (Burnley) – 31,2 mln €
Gianluigi Donnarumma (PSG) – 30 mln €

Janar 2026 – 73.7 milionë euro
Antoine Semenyo (Bournemouth) – 73,7 mln €

 

The post “Revolucioni” i Manchester City. Afro 500 milionë shpenzime në 12 muaj, pa asnjë trofe appeared first on Telesport.