Zoff “shenjtëron” Spallettin: “Falë atij, Juventusi është ende në garë për titullin

Dino Zoff nuk ka dyshime për Luciano Spallettin dhe në një intervistë për “Tuttosport” vlerëson muajt e tij të parë te Juventusi: “Luciano ka rikthyer ekipin në rrugën e duhur. Me të, bardhezinjtë janë rikthyer në garë për një vend në Champions, që është minimumi për historinë e klubit. Mendoj se ka gjetur ekuilibrin taktik, lojtarët janë më të lirë dhe të guximshëm”.

Për garën për titullin: “Shikoj Interin si favorit, por Spalletti ka një ekip konkurrues që do luftojë deri në fund. Asgjë nuk është e pamundur, bardhezinjtë mund të përfshihen në garën për titull”.

Zoff shton se Yildiz është “qershia mbi tortë” e një grupi të fortë: “Më pëlqen kreativiteti, fantazia dhe aftësitë teknike të turkut, përveç njeriut që është”. Për Di Gregorio: “Një portier i mirë që po e bën pjesën e tij shkëlqyeshëm”.

The post Zoff “shenjtëron” Spallettin: “Falë atij, Juventusi është ende në garë për titullin appeared first on Telesport.