Luhet për trofeun e parë të vitit, formacionet zyrtare të “El Clasico”

Në Jeddah të Arabisë Saudite, luhet sonte finalja e madhe e Superkupës së Spanjës, mes Barcelonës dhe Real Madridit. Katalanasit vijnë në këtë finale pas fitores së thellë 5-0 ndaj Athletic Bilbao, ndërsa Real Madridi pasi fitoi derbin ndaj Atletico Madridit 2-1.

Barcelona vjen me dy mungesa këtë takim, Andreas Christensen dhe Gavi, të dëmtuar, pjesa tjetër është në dispozicion të Flick. Për Real Madridin mungojnë Alexander Arnold, Eder Miliato dhe Ferland Mendy. Kylian Mbappe e nis nga stoli.

Barcelona: Joan Garcia; Kounde, Cubarsi, Eric Garcia, Balde; Frenkie de Jong, Pedri, Fermín; Raphinha, Lewandowski, Lamine Yamal.

Real Madrid: Courtois; Valverde, Asencio, Huijsen, Carreras; Tchouameni, Camavinga, Güler, Bellingham; Rodrygo, Vinicius.

The post Luhet për trofeun e parë të vitit, formacionet zyrtare të “El Clasico” appeared first on Telesport.