Viti i ri, avazi i vjetër. Bayern e mbyll në avantazh pjesën e parë, Olise & Diaz janë të jashtëzakonshëm (video)

Bayern Munich zbret në fushë për herë të parë për vitin 2026, në Bundesligë. Bavarezët janë duke fituar 2-1 ndaj Wolfsburg, në sfidën që po luhet në “Allianz Arena”, e vlefshme për javën e 16-të.

Bayern gjeti avantazhin që në minutën e 5-të, një top i Luis Diaz brenda në zonë, devijohet nga Kilian Fischer, në portën e tij.

Miqtë barazuan shifrat në minutën e 13-të, me një kundërsulm të shpejtë. Pejcinovic mposht Neuer dhe barazon shifrat 1-1. Megjithatë, reagimi i bavarezëve nuk mungoi dhe kaluan sërish në avantazh në minutën e 30-të. Michael Olise kroson në zonë, Luis Diaz shënon me kokë. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Bayern Munich.

SHIKOGOLAT

The post Viti i ri, avazi i vjetër. Bayern e mbyll në avantazh pjesën e parë, Olise & Diaz janë të jashtëzakonshëm (video) appeared first on Telesport.