Ndeshja e fundit çerekfinale mes Egjiptit dhe Bregut të Fildishtë ka dhuruar një spektakël të ëvrtetë në fushë dhe shumë emocione. Ishte ylli i Man. City, Omar Marmoush, që kaloi Egjiptin në avantazh që në minutën e tretë, pas një aksioni të shpejtë dhe finalizimit perfekt të sulmuesit. SHIKOGOLIN1
Ramia Rabi dyfishon shifrat me kokë, pas krosimit të Mohamed Salah nga goditja e këndit dhe mbrojtëis shënon me kokë. Në minutën e 40-të, Bregu i Fildishtë ngushton shifrat, falë një autogoli të Ahmed Fatouh, i cili devijoi në portën e tij një top të futur në zonë nga goditja e dënimit në anësore. SHIKOAUTOGOLIN Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Egjiptin.
Me fillimin e pjesës së dytë, Mohamed Salah shënon golin e tretë për Egjiptin, pas një asisti të Emam Ashour, i dyti për të në këtë takim. SHIKOGOLIN
Në minutën e 72-të, Guela Doue shënon golin e dytë për Bregun e Fildishtë, pas një topi të futur në zonë nga goditja e këndit. Rezultati nuk ndryshon deri në fund, Egjipti fiton 3-2 dhe shkon në gjysmëfinale, aty ku përballë do të ketë Nigerinë. Ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të jetë ajo mes Marokut dhe Senegalit.
The post 5 gola të shënuar, spektakël i vërtetë në Egjipt-Bregu i Fildishtë. “Faraonët” shkojnë në gjysmëfinale (video) appeared first on Telesport.










