Maximilian Ibrahimovic duket se do të largohet nga Milan Futuro, aty ku ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 4 asiste, duke bërë diferencën me perfomancën e tij, në krahasim me të tjerët.
Megjithatë, e ardhmja e djalit të Ibrahimovic, duket se do të jetë në Holandë, tek Ajax, aty ku nis rruga drejt suksesit për të atin e tij, Zlatan Ibrahimovic.
Klubi i Amsterdamit ka bërë lëvizjen e tij dhe ka nisur negociatat me Milanin, për një huazim me një opsion blerjeje. Drejtorët e Ajax-it, Marijn Beuker dhe Alex Kroes, e shohin Ibrahimovicin e ri si një lojtar me potencial të lartë, të aftë të përshtatet në traditën sulmuese të klubit. Plani është i qartë: integrim gradual me ekipin e parë, stërvitje në nivelin më të lartë, por mbi të gjitha, kohë e rregullt loje me Jong Ajax për të nxitur zhvillimin e tij pa presion të tepruar.
Mediet italiane bëjnë me dije se një nga faktorët kryesor që po ndikon në transferimin e Maximilian Ibrahimovic drejt Ajax-it është pikërisht Zlatan Ibrahimovic, i cili beson se transferimi te klubi holandez do të jetë një lëvizje e duhur në karrierë për të birin.
The post Ibrahimovic largon të birin nga Milan dhe e dërgon tek një nga ish-ekipet e tij, aty ku nisi rruga drejt suksesit appeared first on Telesport.










