Në Yeddah të Arabisë Saudite luhet sonte gjysmëfinalja e dytë mes Real Madridit dhe Atletico Madridit për finalen e Superkupës së Spanjës, e cila zhvillohet në formatin e “Final Four”.
Derbi madrilen u zhbllokua pa vajatur minuta e dytë, ku Federico Valverde ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi nga distanca, duke na kujtuar golat e të famshmit madrilen Roberto Carlos.
Real Madrid vjen me disa mungesa të rëndësishme në këtë takim si Kylian Mbappe, Alexander Arnold dhe Eder Militao. Gjithesi, me lojën e treguar deri tani, mungesa e tyre nuk po ndihet.
The post Valverdeeeee, çfarë goli spektakolar! Real Madrid e nis vrullshëm ndaj Atletico-s (video) appeared first on Telesport.










