Agjencia e Menaxhimit Emergjent njofton se rajonet më të prekura nga vërshimet janë në Fushë Kosovë, Drenas, Malishevë, Rahovec, Klinë, Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj dhe Gjakovë – vërshime në oborre, bodrume dhe rrugë të caktuara.
Në njoftim thuhet se në Gjakovë është kërkuar ndihmë për evakuimin e mbi 20 familjeve, në koordinim me FSK-në.
“Në shumicën e komunave të tjera, gjendja është relativisht e qetë dhe stabile, në monitorim të vazhdueshëm”, konfirmon AME.
“Të gjitha ekipet e forcave te Mbrojtjes dhe Shpëtimit ,janë në terren dhe situata po monitorohet vazhdimisht nga sistemi i komunikimit emergjent Agjencisë Menaxhimit Emergjent.
Apel për qytetarët:
Mos kaloni në zona të vërshuara
Raportoni çdo rrezik në numrin unik emergjent 112
Ndiqni vetëm njoftimet zyrtare
Siguria e qytetarëve mbetet prioritet për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent”, thuhet në njoftim.










