“Po kthehem në shtëpi, vëllai im vdiq dhe babai nuk është mirë”. Kampl largohet zemërthyer pas 8 vitesh e gjysmë

Një tragjedi familjare ndryshon prioritetet dhe, ndoshta, mbyll karrierën e 35-vjeçarit Kevin Kampl, i cili vendosi të largohet nga Leipzig. Nuk është një lamtumirë normale. Zgjedhja është e zemrës, për t’u rikthyer pranë familjes.

Në një letër për klubin, Kampl shprehet: “Humbja e papritur e vëllait më bëri të kuptoj sa e çmuar është koha me të dashurit. Babai im nuk është mirë dhe dua të qëndroj më shumë pranë tij. Ka vendime në jetë më të rëndësishme se futbolli. Jam në paqe me këtë vendim. 5 vite e gjysmë te Leipzig kanë qenë të paharrueshme.

Fituam trofetë e parë të klubit, kaluam momente të jashtëzakonshme dhe sfida si një grup i bashkuar. Faleminderit klubit, trajnerëve, shokëve, stafit dhe tifozëve! Do t’ju mbaj gjithmonë në zemër. Shpresoj të shihem me ju më 17 janar për t’u përshëndetur personalisht në ndeshjen kundër Bayernit”.

The post “Po kthehem në shtëpi, vëllai im vdiq dhe babai nuk është mirë”. Kampl largohet zemërthyer pas 8 vitesh e gjysmë appeared first on Telesport.