Porto zyrtarizon 41-vjeçarin Thiago Silva: Mirë se erdhe në shtëpi

“Historia gjithmonë e gjen rrugën e kthimit, mirë se erdhe në shtëpi Thiago”. Me këto fjalë dhe një foto në rrjetet sociale, klubi portugez i Portos njoftoi rikthimin e mbrojtësit brazilian Thiago Silva.

Ish-lojtari i Milanit kishte luajtur më parë te “Dragoes” në sezonin 2004-2005, por nuk debutoi kurrë me ekipin e parë dhe qëndroi vetëm tek ekipi B. Në moshën 41-vjeçare, Thiago Silva kthehet te Porto si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me Fluminense.

 

 

The post Porto zyrtarizon 41-vjeçarin Thiago Silva: Mirë se erdhe në shtëpi appeared first on Telesport.