Nuk ka restorant dhe as tabela ndriçuese, por klientët e tij vlejnë qindra, milionë euro. Giorgio Barone, 51-vjeçar nga Gallura, është “shefi në hije” i futbollistëve; nga Cristiano Ronaldo te Theo Hernandez. Ai kujdeset për aspektin më delikat të performancës, ushqimin.
Gjithçka nisi në verën 2016 me Kevin-Prince Boateng. “I pëlqeu mënyra si menaxhoj pastën, – tregon Barone. – E ha 3-4 herë në javë; kufizoj sasinë dhe e balancoj me proteina”.
Hapi vendimtar erdhi me CR7 te Juventusi: “Ushqehej si një shkencëtar, lexonte për t’u informuar dhe më pas ulej me mua në tavolinë për të vendosur menunë. Nuk kishte nevojë për nutricionist”.
Disiplina e portugezit është legjendare: “Kthehej nga stërvitjet, hante, pushonte dhe stërvitej sërish. Nuk kam parë kurrë një person kaq të përqendruar te përgatitja fizike. A bënte shkelje? Përjashtimet ishin shumë të rralla, ishte i dhënë pas tiramisù-së sime vegane”.
Në kuzhinën e Barone, sheqeri është i ndaluar (95% e recetave), edhe ëmbëlsirat pa bulmet e vezë. Në tryezën e tij ka kremra perimesh, mish viçi, wagyu dhe peshk. Gabimi i shpeshtë i lojtarëve? Hanë dhe flenë shumë vonë”.
Sot ndjek ushqyerjen e Theo Hernandez në Arabinë Saudite: “Theo është i dhënë pas pastës”.
The post “CR7 ushqehet si shkencëtar, nuk kam parë kurrë si ai”; flet nutricionisti i kampionëve appeared first on Telesport.










