Kessié dëshiron të rikthehet në Europë, si mundësi shfaqet… Juventusi

Pavarësisht gabimit nga pika e bardhë (dhe polemikave) të Jonathan David, merkatoja e Juventusit, duke pasur parasysh qëndrueshmërinë financiare, do të nisë nga mesfusha dhe jo nga sulmi. Prioriteti i Luciano Spallettit për janarin është ky repart. Janë përmendur Frattesi (i tunduar edhe nga Turqia) dhe Guido Rodríguez, ndërsa tani rikthehet në skenë Franck Kessié.

Ish-lojtari i Milanit dhe Atalantës, aktualisht në Kupën e Afrikës me Bregun e Fildishtë, nuk është më i bindur për aventurën në Arabinë Saudite. Al Ahli po planifikon afrime të reja dhe “Presidenti” do të ishte i hapur për një rikthim në Europë, me kusht largimin e parakohshëm. Juventusi, që e kishte sonduar edhe në verë, po e vëzhgon.

Sipas “La Stampa”, Kessié është një pëlqim i vjetër i Damien Comolli, ndaj drejtori sportiv Marco Ottolini po studion realizueshmërinë. Pengesa kryesore mbetet paga; me kontratë 14 milionë euro deri më 30 qershor. Skadenca pas 6 muajsh mund të jetë leva, sidomos nëse Al Ahli kontribuon financiarisht, si në rastin Inter-Cancelo. Në këtë skenar, Kessié-Juve mund të bëhet realitet.

The post Kessié dëshiron të rikthehet në Europë, si mundësi shfaqet… Juventusi appeared first on Telesport.