Supersfida e javës së 20-të në Premier League, Manchester City-Chelsea, është mbyllur në barazim 1-1. Një ndeshje e luftuar nga të dy ekipet, por një dominimin më i madh i “Qytetarëve”, të cilët patën raste më të shumta. Vendimtar goli i Tijjani Reijnders. Holandezi shënoi me një goditje të bukur me të djathtën brenda zonës në minutën e 42-të. Pak minuta më parë, Erling Haland ishte i pafat, pasi shtylla i mohoi një supergol.
Pjesa e parë u mbyll 1-0 për vendasit. Pavarësisht rasteve për të dy ekipet, rezultati do të ndryshonte në minutat shtesë, ku Enzo Fernandez barazoi për “Blutë”, duke përfituar nga një top në zonë i Malo Gusto dhe mungesës së vëmendjes së mbrojtjes vendase. Donnarumma e priti tentativën e parë të argjentinasit, por jo të dytën.
Rezultati final, 1-1. Ky barazim duket se i leverdis më shumë Arsenalit. Man. City mban vendin e dytë me 42 pikë aq sa dhe Aston Villa, 6 pikë më pak se Arsenal i vendit të parë. Chelsea në vendin e pestë me 31 pikë. Lajmi tjetër i keq për Pep Guardiolën ishte dëmtimi i Josko Gvardiol, kroati la fushën duke çaluar.
The post Man. City dhe Chelsea i bëjnë nder Arsenalit, barazimi në “Etihad” i leverdis më shumë “Topçinjve” (video) appeared first on Telesport.










