Ismajli bën ndeshje spektakolare, Torino zyrtarizon largimin e Asllanit

Torino ka marrë një fitore shumë të rëndësishmë 0-3 në transfertë ndaj Veronës, në ndeshjen e parë për këtë vit, e vlefshme për javën e 18-të në Serie A. Torino gjeti golin që në minutën e 10-të me Giovanni Simeone, argjentinasi përfitoi nga një top i kthyer mbrapsht keq nga vendasit dhe e dërgoi atë në rrjetë.

Dy golat e tjerë u shënuan në minutat e fundit. Cesare Casadei shënoi golin e dytë në minutën e 87-të, me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Alieu Njie vulosi fitoren 0-3 në minutën e 90+1, pas një asisti fantastik që mori nga mbrojtja nga këmbët e Ardian Ismajli. Shqiptari bëri një ndeshje fantastike sot dhe jo më kot u vlerësua “Lojtari i Ndeshjes”, me notën 8.7.

Asnjë minutë për Kristjan Asllanin, i cili e ndoqi takimin nga stoli rezervë. Me mos aktivizimin e tij sot, Torino ka zyrtarizuar ndërprerjen e huazimit të shqiptarit, i cili do të rikthehet përkohësisht tek Inter, ku me shumë mundësi do të huazohet sërish diku tjetër brenda janarit.

SHIKOGOLAT

The post Ismajli bën ndeshje spektakolare, Torino zyrtarizon largimin e Asllanit appeared first on Telesport.