Aventura e Alexander Arnold nuk ka shkuar ashtu siç pritej të paktën deri tani me fanellën e Real Madridit. Megjithatë, anglezi mbetet një nga mbrojtësit e djathtë më të kërkuar në treg.
“Fichajes” zbulon se Manchester United dhe Newcastle do të tentojnë rikthimin e anglezit në Premier League, gjatë verës së ardhshme. Oferta e dy klubeve në fjale pritet të jetë në shifrën 40 milionë euro.
Një shifër tunduese për klubin madrilen, duke ditur që nuk ka paguar asgjë për transferimin e anglezit, i cili erdhi falas gjatë verës së kaluar nga Liverpool. Gjithsesi, edhe pse shifra e përmendur është shumë e mirë, te Real Madrid janë të kënaqur me Alexander Arnold dhe vështirë se mund të lejojnë largimin e tij.
The post E transferoi me zero kosto, Real Madrid merr ofertën e frikshme për Alexander Arnold appeared first on Telesport.










