Liverpool nuk di të fitojë, Newcastle nuk fal në shtëpi. Xhaka dhe Sunderland dalin me 1 pikë nga Londra (video)

Kanë përfunduar 4 takimet e radhës për javën e 20-të në Premier League. Liverpool ka zhgënjyer sërish duke barazuar 2-2 në transfertë ndaj Fulham. Pjesa e parë në “Craven Cottage” është mbyllur 1-0 për Fulham, pas golit të Harry Wilson, në minutën e 17-të. Uellsiani shënoi pas një aksioni model dhe asistit perfekt të Raul Jimenez. Kujtojmë se Wilson ka qenë pjesë e Liverpool, por pas shumë sezonesh rresht huazimesh, që nga viti 2022 është lojtar i Fulham.

Liverpool e nis mirë pjesën e dytë, ku gjen golin e barazimit me Florian Wirtz në minutën e 56-të. Gjermani shënon pas asistit të mrekullueshëm të Connor Bradley. Shtatë minutat shtesë ishin vërtet dramatike.

Cody Gapko gjën golin e avantazhit për Livërpool në minutën 90+4, holandezi shënoi pas një topi të futur në zonë dhe mungesës së vëmendjes së mbrojtjes vendase. Në minutën e fundit shtesë, Harrison Reed barazon shifrat 2-2, pas një goli spektakolar nga distanca. Pas këtij barazimi, Liverpool gjendet në vendin e 4-të me 34 pikë, ndërsa Fulham në vendin e 11-të me 28 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Newcastle fitoi në “St.James’Park”, 2-0 ndaj Crystal Palace me golat e Bruno Gumiaraes dhe Malick Thiaë në pjesën e dytë. Everton u mund 2-5 në shtëpi nga Brentford, Tottenhami barazoi 1-1 ndaj Sunderland.

SHIHGOLAT

The post Liverpool nuk di të fitojë, Newcastle nuk fal në shtëpi. Xhaka dhe Sunderland dalin me 1 pikë nga Londra (video) appeared first on Telesport.