Real Madrid e ka nisur me fitore vitin 2026, duke fituar në “Santiago Bernabeu”, 3-1 ndaj betis, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në La Liga.
Real Madrid erdhi me disa mungesa “big” në këtë takim si Kylian Mbappe, Alexander Arnold, Dean Hujisen dhe Eder Miliato, të dëmtuar. Ndërsa Brahim Diaz mungon për shkak të pjesëmarrjes me Marokun në Kupën e Kombeve të Afrikës. Megjithatë, protagonistë në fitoren e sotme ishin lojtarë të stolit si Gonzalo Garcia dhe Raul Asenscio.
Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për madrilenët, falë golit të Gonzalo Garcia në minutën e 20-të. Sulmuesi shënoi me kokë pas një skeme perfekte nga goditja e dënimit. Rodrygo kroson në zonë, Gonzalo Garcia dërgon topin në rrjetë.
Në fillim të pjesës së dytë, Gonzalo Garcia dyfishoi shifrat, këtë herë me një gol spektakolar, pas një kontrolli perfekt të topit të asistuar nga Federico Valverde, sulmuesi e dërgoi në rrjetë me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në minutën e 56-të, erdhi goli i tretë. Rodrygo kroson nga këndi, Raul Asenscio i harruar në zonë, shënon me kokë. Në minutën e 66-të, Cucho Hernandez shënoi golin e vetëm për Betis, pas një kundërsulmi të shpejtë.
Në minutën e 82-të, Gonzalo Garcia kompletoi hat-trickun e tij, duke shënuar me finte, pas asistit të Arda Guler. Real Madrid fiton 4-1 dhe mban vendin e dytë me 4 pikë më pak nga Barcelona kryesuese.
The post Me shumë mungesa, por shkëlqejnë lojtarët e stolit. Real Madrid nuk e llogarit Betis, e nis me fitore vitin 2026 (video) appeared first on Telesport.










