Fiorentina e ka nisur vitin 2026 me këmbë të mbarë, duke fituar në frymën e fundit në “Artemio Franchi”, 1-0 ndaj Cremonese, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Serie A.
Golin e vetëm të takimit e shënoi Moise Kean në minutat shtesë të pjesës së dytë, pas një topi të futur në zonë dhe një rrëmuje të krijuar aty, nga e cila përfitoi sulmuesi italian dhe dërgoi topin në rrjetë. Kean kishte vetëm pak minuta në fushë, ku u fut si zëvendësues i Gudmundsson në minutën e 85-të.
Kjo është fitorja e dytë për Fiorentinën këtë sezon, pasi mundi dy javë më parë 5-1 Udinesen. Klubi vjollcë renditet në vendin e 19-të me 12 pikë dhe fitorja e sotme mund të jetë një fije shprese për të vazhduar këtë ecuri për të siguruar qëndrimin në elitë.
The post Moise Kean “hero”, Fiorentina merr një fitore shprese në garën për të qëndruar në Serie A (video) appeared first on Telesport.










