“Skuqet” Olimpique Marseille dhe e nis vitin me humbje. Garë dyshe për titullin në Ligue 1 (video)

Olimpique Marseille e ka nisur vitin 2026 me humbje, duke u mundur 0-2 nga Nantes në “Velodrome”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Ligue 1. Arthur Vermeeren la marsejezët me 10 lojtar në fushë që nga minuta e 26-të, mesfushori belg u ndëshkua direkt me karton të kuq, pas faullit të rëndë ndaj portierit kundërshtar.

Fabien Centonze shënoi fillimisht për Nantes në minutën e 31-të, duke ndjekur aksionin deri në fund dhe duke dërguar në rrjetë topin e kthyer mbrapsht nga pritja e portierit vendas. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Nantes.

Ekipi i drejtuar nga Roberto De Zerbi e nis shumë keq pjesën e dytë, ku mbetet me 9 lojtarë, pasi marokeni Bilal Nadir i futur në fushë si zëvendësues në vend të Igor Paixao, merr dy kartonë të verdhë në dy minuta dhe lë fushën e lojës.

Në minutat e fundit të kohës së rregullt, Remy Cabella dyfishoi shifrat për Nantes, nga pika e bardhë e penalltisë. Pas 17 javëve, Marseille mbetet në vendin e tretë me 32 pikë, duke mbetur 4 pikë pas vendit të dytë që mbahet nga PSG me 36 pikë dhe vendit të parë që mbahet nga Lens me 40 pikë.

Me fitoren e sotme, Nantes ngjitet në vendin e 16-të me 14 pikë, duke marrë kështu tre pikë të arta në garën për mbijetesë.

SHIKOGOLAT

The post “Skuqet” Olimpique Marseille dhe e nis vitin me humbje. Garë dyshe për titullin në Ligue 1 (video) appeared first on Telesport.