Real Madrid e nis vitin 2026 me sfidën ndaj Betis në “Santiago Bernabeu”, e vlefshme për javën e 18-të në La Liga. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për madrilenët, falë golit të Gonzalo Garcia në minutën e 20-të.
Sulmuesi shënoi me kokë pas një skeme perfekte nga goditja e dënimit. Rodrygo kroson në zonë, Gonzalo Garcia dërgon topin në rrjetë. Sulmuesi 21-vjeçar shënon golin e parë në La Liga me fanellën e Real Madridit për këtë sezon.
Real Madrid vjen me disa mungesa “big” në këtë takim si Kylian Mbappe, Alexander Arnold, Dean Hujisen dhe Eder Miliato, të dëmtuar. Ndërsa Brahim Diaz mungon për shkak të pjesëmarrjes me Marokun në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Pavarësisht disa përpjekejve të vendasve për të gjetur golin e dytë, rezultati nuk ndryshoi deri në fund të pjesës së parë, e cila mbyllet 1-0 për madrilenët. SHIKOGOLIN
The post Mungon Mbappe, por është Gonzalo Garcia. Real Madrid e mbyll pjesën e parë në avantazh, falë një skeme perfekte (video) appeared first on Telesport.










