45′ e para: Tottenham bën detyrën në shtëpi, Fulham “spektakël” ndaj Liverpool (video)

Kanë përfunduar pjesët e para të disa prej takimeve për javën e 20-të në Premier League. Tottenham është duke fituar 1-0 ndaj Sunderland. Fatin e pjesës së parë e vendosi goli i Ben Davies, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Lajmi i keq për londinezët ishte dëmtimi i Mohammed Kudus, në vend të tij u fut Kolo Muani.

Në sfidat e tjera, Everton po mundet 0-1 në shtëpi nga Brentford, Newcastle po barazon pa gola ndaj Crystal Palace në “St.James’Park”. Sfida mes Fulham dhe Liverpool, filloi me 15 minuta vonesë, për shkak të një emergjence mjekësore në stadium, pak para orës zyrtare për fillimin e ndeshjes.

Pjesa e parë në “Craven Cottage” është mbyllur 1-0 për Fulham, pas golit të Harry Wilson, në minutën e 17-të. Uellsiani shënoi pas një aksioni model dhe asistit perfekt të Raul Jimenez. Kujtojmë se Wilson ka qenë pjesë e Liverpool, por pas shumë sezonesh rresht huazimesh, që nga viti 2022 është lojtar i Fulham.

SHIKOGOLAT

The post 45′ e para: Tottenham bën detyrën në shtëpi, Fulham “spektakël” ndaj Liverpool (video) appeared first on Telesport.