Ndodh për herë të parë pas 10 vitesh, Barcelona merr vendimin befasues për derbin ndaj Espanyol

Më datë 2 janar, Barcelona do të nisë zyrtarisht vitin 2026 në transfertën ndaj Espanyol, pra në debrin e Katalonjës, që do të luhet në në “RCDE Stadium”.

“Mundo Deportivo” zbulon se Barcelona ka marrë leje nga La Liga për të luajtur në derbin e nesërm me ngjyrat e saj tradicionale, blu dhe të kuqe. Kjo gjë do të ndodhë për herë të parë që nga janari i vitit 2026, pra pas plot 10 vitesh.

Gjatë këtyre 10 viteve, Barcelona ka përdour fanella të ndryshme këtë stadium, duek veshur ngjyrën e verdhë ose të zezë, ndërsa nesër ekipi i drejtuar nga Hansi Flick do të veshë fanellën tradicionale blu dhe të kuqe.

Ndërkohë, klubi i Espanyol i ka komunikuar Barcelonës se tifozët e saj nuk lejohen të marrin me vetë në stadium simbole apo gjithçka tjetër që lidhet me klubin e tyre.

The post Ndodh për herë të parë pas 10 vitesh, Barcelona merr vendimin befasues për derbin ndaj Espanyol appeared first on Telesport.