Chelsea e nisi në mënyrë të befasishme vitin 2026 duke shkarkuar që në ditën e parë trajnerin Enzo Maresca. Përveç rezultateve të dobëta të javëve të fundit, arsyeja kryesore që Chelsea mori vendimin drastik ka qenë mungesa e theksuar e respektit të trajnerit italian ndaj klubit blu.
“Sky Sports” zbulons e gjatë kohës që ka qenë trajner i Chelsea-s, Enzo Maresca ka zhvilluar bisedime dhe me dy klube të tjera si Manchester City dhe Juventus. Ndërkohë që në kontratën me klubin blu, një nga pikat kryesore të saj është që trajneri i tyre aktual e ka të ndaluar të zhvillojë biseda apo negociata me klube të tjera.
Sipas kontratës, Maresca duhej të informonte klubin për çdo bisedë që ka bërë me dy klubet e sipërpërmendura, gjë që trajneri italian nuk e ka bërë. Pak ditë më parë, “The Athletic” shkruante se Maresca konsiderohet si një nga emrat kryesor për të pasuar Pep Guardiolën te City në fund të këtij sezoni.
The post Nuk ishin vetëm rezultatet e dobëta, zbulohet arsyeja kryesore për Chelsea shkarkoi Maresca-n ditën e parë të vitit appeared first on Telesport.










