2026-ta nis me një barazim, Slot i dëshpëruar: Ja pse Liverpool nuk mundi ta thyejë Leeds

Trajneri i Liverpool, Arne Slot, u shpreh se ekipit të tij i mungonte ritmi, momentet e veçanta individuale dhe rastet e kundërsulmit për të shënuar dhe fituar në ndeshjen e parë të 2026-ës, atë ndaj Leeds në Anfield. “Reds” barazuan 0-0.

Portieri i tyre ishte më i mirin ë fushë. Të gjithë, përfshirë edhe mua, duan që ne të shkojmë përpara sa më shpejt të jetë e mundur, por kur ka 11 lojtarë që qëndrojnë para teje, brenda dhe përreth zonës së tyre, nuk është aq e lehtë të gjesh lojtarë që janë të lirë mjaftueshëm afër portës”, tha Slot.

Më tej, trajneri holandez i Liverpool shtoi: “Ne jemi skuadra që ka posedimin më të madh të topit. Por kjo nuk do të thotë shumë nëse nuk mund të krijosh mjaftueshëm raste. Dhe, për të krijuar raste kundër një blloku të ulët duhet shpejtësi, momente të veçanta individuale për të krijuar një mbingarkesë”.

“Një mënyrë tjetër është të krijosh një kundërsulm, por ka 11 lojtarë përpara teje dhe nuk është e lehtë të gjesh lojtarë që janë të lirë pranë portës. Pamë një skuadër si Liverpool që vazhdonte të përpiqej, por nuk ia dolëm dot mbanë”, deklaroi Arne Slot.

The post 2026-ta nis me një barazim, Slot i dëshpëruar: Ja pse Liverpool nuk mundi ta thyejë Leeds appeared first on Telesport.