Portugezi mbyll para kohe aventurën në Arabinë Saudite, e synojnë ekipet “big” në Europë

Aventura e Joao Cancelo në Arabinë Saudite me Al Hilal (3 gola në 45 ndeshje) mund të ketë mbaruar para kohe. Portugezi është në konflikt me klubin saudit dhe mund të lirohet si transferim i lirë që në merkaton e janarit.

Agjenti i tij Jorge Mendes, ka filluar tashmë ta ofrojë mbrojtësin 31-vjeçar te skuadra të ndryshme në Europë. Nga Spanja, Anglia e deri në Serie A, disa klube janë vënë në ndjekje të portugezit.

Pengesa e vërtetë është paga e Joao Cancelo. Ndaj, nuk ka gjasa që një klub italian të jetë në gjendje t’i përmbushë kërkesat e tij, përveç nëse vetë Cancelo vendos të bëjë një sakrificë për t’u rikthyer në Serie A.

Një rikthim në Premier League, ku ka luajtur edhe më parë, duket si mundësia më e mirë. Ndërsa në Spanjë, vështirë se ndonjë klub “big” do të investojë për të.

The post Portugezi mbyll para kohe aventurën në Arabinë Saudite, e synojnë ekipet “big” në Europë appeared first on Telesport.