Rregulli “Wenger”, futbolli nuk do të jetë më i njëjtë. Me të, Mbappé mund të buzëqeshë

Arsène Wenger, një nga trajnerët më të suksesshëm në histori, me 22 sezone tek Arsenali dhe 17 trofe të fituar, prej vitit 2018 është këshilltar në FIFA dhe po shtyn një revolucion të ri, rregullin “Wenger”, ndryshim radikal të rregullit të “offside”. Aktualisht, mjafton që një pjesë e trupit të sulmuesit të jetë përpara mbrojtësit për t’u konsideruar “offside”.

Propozimi i Wengerit kërkon që i gjithë trupi i sulmuesit të jetë përpara mbrojtësit; në të kundërt do të konsiderohet në pozicion të rregullt. Ky ndryshim do të trondiste mënyrën e lojës. Një mbrojtje e lartë, si ajo e Barcelonës, do të bëhej praktikisht e pambrojtshme, ndërsa shumë skuadra do të detyroheshin të uleshin në bllok të ulët.

Edhe pse ideja synon më shumë gola, mund të sjellë mbipopullim të mbrojtjes. FIFA po e studion rregullin, i cili mund të zbatohet që në Botërorin 2026. Sulmues si Álvaro Morata dhe Kylian Mbappé do të përfitonin shumë, pasi do të kapeshin më rrallë në pozicion jashtë loje.

The post Rregulli “Wenger”, futbolli nuk do të jetë më i njëjtë. Me të, Mbappé mund të buzëqeshë appeared first on Telesport.