Umtiti: Barcelona me shumë kampionë, por të gjithë të thjeshtë. Te Franca duket si sfilatë mode…

Samuel Umtiti, në një bisedë të gjatë për podcastin “The Elevate House”, rikujtoi vitet e arta te Barcelona (2016-2023). Për kampionin e botës 2018, “Camp Nou” nuk ishte vetëm skenë futbolli, por një shkollë jete, ku ëndrra për fanellën blaugrana u lidh me mësime të papritura njerëzore.

“Njerëzisht, lojtarë si Iniesta janë në majë, – tha Umtiti. – Është një futbollist i jashtëzakonshëm, por si njeri të bën të kuptosh se, edhe pse ka fituar gjithçka, nuk ka kuptim të mburresh. Në Francë, shpesh sapo firmos kontratat e para dhe blen makinat e para, mendon se ke arritur majat. Te Barcelona nuk ishte kështu”.

Ai theksoi dallimin në mentalitetin e përditshëm: “Atje takova njerëz shumë të thjeshtë. Vinin në stërvitje me tuta sponsorësh, pa zbukurime, ndërsa në Francë ndonjëherë duket si sfilatë mode. Doja ta përvetësoja këtë stil; të shohësh kampionë kaq të thjeshtë të mban tokësor”. Fjalët e tij janë një mesazh për gjeneratat e reja, nga dikush që ka jetuar kulmin e futbollit botëror.

 

 

The post Umtiti: Barcelona me shumë kampionë, por të gjithë të thjeshtë. Te Franca duket si sfilatë mode… appeared first on Telesport.