Rasmus Hojlund dha një intervistë për Sports Illustrated duke diskutuar mbërritjen e tij në Napoli dhe shumë më tepër. “Jam vërtet i lumtur këtu, po e shijoj të gjithën“, shpjegoi sulmuesi danez.
“Manchester United më kishte njoftuar se nuk isha në planet e tyre, ndaj për mua kalimi te Napoli ishte një mundësi. Bisedova me trajnerin Conte dhe e kuptova rëndësinë e kësaj sfide për mua”, shtoi danezi.
“Telefonata e parë me Conte ishte e shkurtër, por shumë e qartë. Të dy e dinim se ishte hapi i duhur për mua. Kur një trajner si ai të telefonon, thjesht duhet të thuash po“, vazhdoi Hojlund.
“Për moshën time, kam luajtur shumë. Nuk mendoj se jam ende një lojtar me përvojë, por sigurisht që kam shumë ndeshje në karrierën time. Ndihem ndryshe nga koha kur arrita në Manchester. Jam më i përqendruar në rrugën përpara“, vazhdoi Hojlund.
“Jam i ri dhe duhet të luaj, ndaj ardhja te Napoli ishte një mundësi e shkëlqyer për mua. Më pëlqen ta mbaj standardin lart. Gjithmonë përpiqem të përmirësohem: në gola, në lojë, në rritje personale. Edhe në të mësuarit e italishtes“, deklaroi danezi.
The post “Kur një trajner si Conte të kërkon në ekipin e tij nuk mund ta refuzosh” appeared first on Telesport.










