Sulmuesi i Arsenal, Gabriel Jesus, pak orë para ndeshjes që “topçinjtë” do të luajnë sot ndaj Aston Villa në Premier League, ka deklaruar se është afër rikthimit në formën e tij më të mirë, pas gati një viti i dëmtuar.
Jesus, luajti si titullar për herë të parë që nga rikthimi i tij kundër Crystal Palace në Carabao Cup. Ndërsa fundjavën e kaluar, ai hyri nga stoli në fitoren 2-1 ndaj Brighton në Premier League.
Prania e Jesus në fushë ishte një shkëndijë e ndritshme nga stoli pasi zëvendësoi Gyokeres. Braziliani tha se po rritet në formë dhe vetëbesim ndërsa synon të rikthehet në formën që ishte para se të pësonte dëmtimin e ligamentit të kryqëzuar anterior.
“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që jam rikthyer sepse ka ende shumë futboll për të luajtur këtë sezon. Ndihem përsëri mrekullisht. Pas 11 muajsh mungesë, ende kam nevojë për pak energji, por me topin ndihem mirë”, tha Jesus.
Më tej, ai shtoi: “Besoj përsëri te vetja. Jam shumë i lumtur që jam rikthyer. E di se tani ka shumë konkurrencë, kështu që e pranoj këtë. Jam i lumtur që jam rikthyer i fortë. Po ia dal, ishte një udhëtim i vështirë”.
The post Sulmuesi kërkesë trajnerit Arteta për të luajtur si titullar një vit pas dëmtimit: Jam në formë të shkëlqyer appeared first on Telesport.










