Tetori dhe nëntori ishin muaj të trazuar për kampionët në fuqi të Anglisë. Një numër marramendës humbjesh e tronditën ekipin e Liverpool, që nuk e priste këtë goditje, sidomos pas një merkato të fortë këtë verë.
Wirtz dhe Isak kushtuan mbi 250 milionë euro së bashku, dhe në një moment, ardhja e tyre te “reds” dukej e kompromentuar. Por, që nga fundi i nëntorit, Liverpool nuk ka humbur asnjë ndeshje, duke regjistruar katër fitore dhe dy barazime në Premier League, përfshirë një fitore jashtë fushe në Champions kundër Inter.
Ka shenja rimëkëmbjeje, por trajneri Arne Slot beson se skuadra e Liverpool nuk e ka demonstruar ende potencialin e saj të plotë për shkak të lëndimeve. Alexander Isak mbërriti në fund të sezonit, është stërvitur pak dhe tani është jashtë fushës sërish i dëmtuar.
I pafat edhe Giovanni Leoni, ish-lojtar i Parmës, që u dëmtua dhe iu nënshtrua një operacioni në gju. Edhe Jeremie Frimpong ka bërë vetëm pesë ndeshje si titular, në 11 ndeshje ku është aktivizuar, për shkak të një problemi të vazhdueshëm me muskujt.
“Mendoj se shumë njerëz kanë folur për sasinë e parave që kemi shpenzuar këtë verë. Por, për fat të keq, jo të gjitha paratë që kemi shpenzuar janë përdorur në fushë dhe kjo për shkak të lëndimeve të këtyre lojtarëve“, tha trajneri Arne Slot.
The post “Shpenzuam shumë këtë verë, por ato parà ende nuk janë përdorur në fushë për shkak të dëmtimeve” appeared first on Telesport.










