Araujo lë pas problemet e shëndetit mendor, rikthehet sot në stërvitje me Barcelonën

Ronald Araujo pritet të jetë risia kryesore në rikthimin e Barcelonës në stërvitje, pas pushimeve të Krishtlindjes. Qendërmbrojtësi është kthyer nga pushimet me familjen në Uruguaji dhe synon të jetë me shokët e skuadrës në seancën e së hënës në “Estadi Johan Cruyff” (17:00), përpara rreth 6.000 tifozëve në ditën tradicionale me dyer të hapura.

Araujo dëshiron të tregojë mirënjohje ndaj tifozëve për mbështetjen që ka marrë pas pauzës së kërkuar nga klubi për problemet e tij të shëndetit mendor. Ai po punon me një përgatitës fizik dhe ndjek udhëzimet e Barcelonës, prandaj është në formë të mirë fizike, por nuk ka një datë të caktuar për kthimin në ndeshje.

Ndeshja e parë ku mund të luajë është derbi kundër Espanyol më 3 janar, por pjesëmarrja e tij nuk është e garantuar. Vendimi për rikthimin do të merret ditë pas dite, duke u bazuar në gjendjen mendore dhe fizike, me mbështetjen e stafit të Barcelonës dhe specialistëve të shëndetit mendor.

The post Araujo lë pas problemet e shëndetit mendor, rikthehet sot në stërvitje me Barcelonën appeared first on Telesport.