Hoti paralajmëron protesta ndaj refuzimit të Kurtit për gazin amerikan

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti ka paralajmëruar protesta kundër refuzimit të qeverisë së prirë nga Albin Kurti të projektit amerikan të gazit.

Hoti në një postim në Facebook ka komentuar deklaratën e Albulena Haxhiut që gjatë së enjtes ka thënë se nuk e ka parë kërkesën amerikane për gazin.

“Si mund të deklarohet U.D. e Presidentes se nuk e ka parë deklaratën e palës amerikane lidhur me projektin e gazit?  Kur të mbushen sheshet me protestues e shihni sa serioze është çështja”, ka thënë Hoti.

“Dhe sheshet do të mbushen së shpejti”, ka paralajmëruar Hoti.

“Për vite me radhë, kur paralajmërimet kanë ardhur nga miqtë tanë ndërkombëtarë, kemi parë një qasje për t’i minimizuar, për t’i sulmuar ose për t’i shpërfillur”, ka thënë ai.

Sipas tij, serioziteti ndaj një çështje jetike për të ardhmen e vendit tregon se çfarë prioritetesh ka kjo qeverisje. E papranueshme.