Florian Wirtz më në fund ia bëri sefte, duke realizuar golin e tij të parë në Premier League me fanellën e Liverpool. Një gol që ndihmoi kampionët e Anglisë të fitonin 2-1 ndaj Wolves.
Për shënimin e golit të parë në Premier League, ai komentoi: “Ishte shumë bukur, ndjesia në fushë me tifozët përreth. Isha shumë i lumtur dhe jam ende, më pëlqen”.
“Isha i sigurt se do të shënoja një ditë, por sigurisht që doja të filloja të shënoja dhe të asistoja më herët. Do të vinte ai gol, duhet ta pranoj, por thjesht e dija që do të vinte”, tha Wirtz.
Për fitoren e Liverpool ndaj Wolves ai tha: “Luajtëm një pjesë të parë të shkëlqyer dhe mendoj se të gjithë po punonin shumë. Pastaj në pjesën e dytë, 25 minutat e fundit, e bëmë veten të vështirë”.
Për gjashtë ndeshje të pamposhtura: “Kjo është mënyra se si duam ta bëjmë. Duam të jemi atje, në krye të tabelës. Nuk ka qenë e lehtë të fillojmë, por në ndeshjet e fundit po bëjmë gjithnjë e më mirë. Po përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje.”
The post Wirtz: E dija që goli do të vinte herët a vonë në Premier, ndjesia më e bukur në botë appeared first on Telesport.










