Djokovic dhe surpriza e CR7 në skenën e famshme të Dubait: Trupi im ka nisur të dridhet, por…

“Një shembull për brezat që do të vijnë, një fenomen”. Kështu e përshkroi Novak Djokovic yllin portugez, Cristiano Ronaldo, nga skena e “Globe Soccer Awards” në Dubai. CR7 “inauguroi” mbrëmjen gala dhe, në mënyrë surprizë, thirri tenistin e madh serb në skenë për t’ia dorëzuar trofeun.

I emocionuar, Djokovic tha: “Nuk e prisja, vërtet nuk e prisja. Kur luante te Real Madridi e njoha Cristianon. Për mua ishte një frymëzim. Sot jemi miq dhe kemi shumë gjëra të përbashkëta. Gjithmonë kërkoj motivimin për të luajtur në nivelin më të lartë”.

Ronaldo trao giải cho Djokovic tại Quả bóng vàng Dubai - Tuổi Trẻ Online

A mund ta ndalë kohën si Cristiano? “Trupi im ka nisur pak të dridhet dhe pyes veten nëse jam ende i aftë. Pastaj shoh Cristianon dhe mendoj se po; të dy e shtyjmë veten përtej limiteve”, u përgjigj serbi.

25 Slam-e apo 1000 gola? “Ndoshta i arrijmë bashkë”, – shtoi Djokovic, duke falënderuar familjen dhe premtuar: “Do të vazhdoj me të njëjtin seriozitet”. Mesazhi është i qartë: ashtu si CR7, edhe kampioni serb i tenisit nuk ka ndërmend të ndalet.

The post Djokovic dhe surpriza e CR7 në skenën e famshme të Dubait: Trupi im ka nisur të dridhet, por… appeared first on Telesport.