Kapiteni Reece James mendon se Chelsea ka pjesën e vetë të fajit pas humbjes 1-2 në shtëpi ndaj Aston Villa. “Blutë” dominuan në pjesën e parë në Stamford Bridge dhe duhet të kishin shënuar më shumë se një gol.
Ollie Watkins hyri nga stoli pas pushimit për të tronditur vendasit me dy gola, ndërsa Villa u rigjallërua plotësisht nga zëvendësimet e Unai Emery. Ndërsa Chelsea ishte në pozicion të gabuar.
“Ne dominuam 60-65 minuta të ndeshjes. Ne e nisëm ndeshjen mjaft mirë. Në 60 minutat e para ata nuk krijuan asnjë shans, dhe pastaj ata shënuan një dhe bënë ndryshimet dinamike”, deklaroi James.
“E dinim që do të bënin zëvendësime dhe forma ndryshoi pak, por nuk ishte diçka me të cilën nuk duhej të ishim në gjendje të përballonim. E kuptojmë stilin dhe mënyrën se si duan të luajnë. Ne e kemi veten për të fajësuar”, shtoi kapiteni.
Në fund, Reece James tha: “Në pjesën e dytë, një ose dy momente ndryshuan lojën. Ata morën vrull. Ishin dy gabime të vogla nga ana jonë dhe u ndëshkuam. Kjo është arsyeja pse është Liga më e fortë në botë. Është gjithmonë zhgënjyese të humbasësh në shtëpi.”
The post Kapiteni James: Duhet të fajësojmë veten tonë për humbjen, na ndëshkuan dy gabime appeared first on Telesport.










