Guardiola i kishte paralajmëruar lojtarët para festave: “Kush kthehet pas Krishtlindjes mbi peshë nuk do të grumbullohet kundër Nottingham Forest”. “Kërcënimi” dha efekt, pasi lojtarët e Manchester City u paraqitën gati për të vazhduar garën e titullit.
Pas fitores, në radhët e City pati edhe humor për “sfidën” me peshoren, sidomos mes Gigio Donnarumma dhe Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez kishte postuar para ndeshjes një foto vetëm me këmbët mbi peshore, me mbishkrimin “all good” (“gjithçka në rregull”), një referencë e qartë për fjalët e Guardiolës.
Edhe Donnarumma postoi pas suksesit ndaj Forest disa foto me frazën: “Krishtlindje 2025; 3 pikë dhe testi i peshës i kaluar”. Në komente spikati Haaland: “Tani mund të hash, DonnaKebabRumma”. Pra, sikurse duket, atmosfera në shtëpinë City është më e mira e mundshme.
The post “Tani mund të hash DonnaKebabRumma”; Haaland dhe Gigio bëjnë shaka me ‘sfidën’ e peshës appeared first on Telesport.










