Jo vetëm Nico Paz, Real Madrid do të paguajë edhe klauzolën e yllit tjetër të Como

Real Madrid duket se do të përforcohet sezonin e ardhshëm me dy lojtarë që po shkëlqejnë në Serie, me fanellën e Como-. Bëhet fjalë për Nico Paz dhe Jacob Ramon, të dy nga 20 vjeç.

Duke ditur që për Ramon ka një interes në rritje nga klubet e Premier League, sipas “AS”, Real Madrdi po mendon të paguajë klauzolën e riblerjes për 8 milionë euro për mbrojtësin e ri.

Klubi madrilen pritet të bëjë një formatim të mbrojtjes për sezonin e ri, ku pritet largimi i Antonio Rudiger dhe David Alaba, gjë që rrit shanset për një rikthim të Jacob Ramon në shtëpi.

E njëjta situatë edhe me Nico Paz, argjentinasi po ashtu pritet të rikthehet në Madrid në fund të këtij sezoni për 9 milionë euro, pas nivelit të lartë që ka treguar në Serie A.

The post Jo vetëm Nico Paz, Real Madrid do të paguajë edhe klauzolën e yllit tjetër të Como appeared first on Telesport.