Antoine Semenyo pritet të jetë protagonisti kryesor i merkatos së janarit. Sulmuesi ganez ka përfunduar në radarin e klubeve të mëdha në Premier League dhe largimi nga Bournemouth duket se do të ndodhë pikërisht në merkaton dimërore.
Ditët e fundit është përfolur shumë për një transferim të mundshëm të sulmuesit 25-vjeçar te Manchester City, për shkak të Pep Guardiolës. Semenyo pëlqen shuëm të punojë me trajnerin spanjoll.
Megjithatë, sipas një raporti të fundit të publikuar nga “The i Paper”, njerëz të afërt pranë lojtarit, i kanë sugjeruar të transferohet te Man. United dhe jo te Man. City, duke besuar se Semenyo përshtatet më mirë me sistemin e lojës së apslikuar nga Ruben Amorim sesa me atë të Pep Guardiolës.
Pavarësisht kësaj, Manchester City është ndjeshëm favorit në krahasim me Man. United, por situata mund të ndryshojë nëse Liverpool futet fuqishëm në garë për ganezin.
The post Njerëzit e afërt e ndalojnë sulmuesin e njohur të transferohet te City, por duhet të shkojë te Man. United appeared first on Telesport.










