Napoli kërkon Mastantuono, Real Madrid nuk vonon dhe i kthen përgjigjen përfundimtare

Pavarësisht se për momentin është i dëmtuar edhe ende nuk është rikuperuar, Franco Mastantuono është përfolur ditët e fundit për një largim të mundshëm nga Real Madrid, gjithmonë në formë huazimi, për shkak se nuk po gjen dot shumë hapësira në formacionin e Xabi Alonso.

Sipas “Marca”, klubi i fundit që është interesuar për huazimin e Mastantuono ka qenë Napoli, megjithatë përgjigjja e klubit madrilen ka qenë e menjëhershme dhe ka qenë negative.

Sipas raportimit në fjalë, Real Madrid ka besim të plotë te ylli i ri argjentinas dhe nuk ka dnërmend ta huazojë dikë tjetër, pavarësisht interesimit të madh nga klube dhe kampionate të ndryshme.

The post Napoli kërkon Mastantuono, Real Madrid nuk vonon dhe i kthen përgjigjen përfundimtare appeared first on Telesport.